Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS miraton në fshehtësi projektligjin për legalizimin e kanabisit, kush janë dy socialistët që abstenuan

PS miraton në fshehtësi projektligjin për legalizimin e

Mazhoranca socialiste miratoi sot me urgjencë draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit në komisionin e Ligjeve.

Miratimi është kryer gjatë kohës kur opozita nuk ishte e pranishme.

Drafti i Qeverisë ka marrë shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që deputetët Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë abstenuar.

PS miraton në fshehtësi projektligjin për legalizimin e

Sipas Balkanweb, teksa në Kuvend debatohej për arrestimin e Ahmetajt, në një nga sallat e katit të dytë të Kuvendit, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka thirrur mbledhjen e Komisionit dhe në rend të ditur ishte drafti i Qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Mësohet se deputetët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në sallë, teksa të kontaktuar nga Balkanweb ata thanë se nuk janë njoftuar nga administrata e Kuvendit.

Burimet bëjnë të ditur se mbledhja e zhvilluar në një nga sallat e Parlamentit ka zgjatur vetëm pak minuta dhe ambienti nuk ka qenë i pajisur me kamera dhe regjistrues.

Në përfundim të mbledhjes së shkurtër, kur Bushka e ka hedhur në votim projektligjin, dy deputetët Xhafaj dhe Majko nuk kanë votuar pro si pjesa tjetër e grupit, por kanë abstenuar.

 

Të fundit