Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS ndryshon dy drejtues politikë në qarqe, detyra e re që merr Blendi Klosi

PS ndryshon dy drejtues politikë në qarqe, detyra e re që merr

Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë dy drejtues politikë në dy qarqe të vendit.

Kështu, Ministri i Drejtësisë u caktua  drejtues politik në Lezhë, duke zëvendësuar Blendi Klosin i cili është emëruar si Sekretari Organizativ i PS.

Manja u prezantua sot edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri.

Po ashtu, Gjiknuri bën me dije se në vend të Ulsi Manjës në Qarkun e Dibrës, si drejtues politik do të jetë ministrja Belinda Balluku.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark.

Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, shkruan Gjiknuri.

Të fundit