Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS pengoi SPAK për Ballukun, Rama gënjen "sy për sy”: Pandëshkueshmëria ka marrë fund

PS pengoi SPAK për Ballukun, Rama gënjen "sy për sy”:

Në samitin e diapsorës, kryeministri Edi Rama deklaroi nse në Shqipëri “pandëshkueshmëria ka marrë fund” dhe se drejtësia është sot më e pavarur se kurrë më parë.

Por deklaratat e tij vijnë në një moment Partinë Socialiste ka penguar SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke hedhur dyshime të forta mbi realitetin që përshkruan kreu i qeverisë.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh: “Atëherë kur ne u mblodhëm për herë të parë, Shqipëria njihej botërisht dhe ishte e damkosur nga BE si atdheu i pandëshkueshmërisë ku ligji vepronte vetëm ndaj të dobëtëve dhe ku çdo i fortë sfidonte ligjin. Sot pandëshkueshmëria është mit i së kaluarës dhe sot Shqipëria është vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur siç nuk ka qenë që në krye të herës, nga 1912 deri kur ne me vullnet të plotë i dorëzuam asaj shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi të barabartë për të gjithë.”

Megjithatë, këto deklarata janë në kontrast të fortë me zhvillimet e fundit. Ndërhyrjet politike për të mbrojtur zyrtarë të lartë tregojnë se pandëshkueshmëria jo vetëm që nuk ka marrë fund, por vazhdon të jetë prezente në nivelet më të larta të pushtetit.

Të fundit