Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS reagon për deklaratat e Metës/ Veliaj: Fiksimaxhi që rrihet me policë, Rama: Turp kombëtar

PS reagon për deklaratat e Metës/ Veliaj: Fiksimaxhi që rrihet me

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha pak më parë se Veliaj është nxjerrë si një “kone” nga Rama, për të sulmuar presidentin.

Veliaj e quajti Metën një fiksimaxhi që rrihet me policë, çka bën kontrast me palën tjetër politike që është PS-ja.

“Ishte aq sukses historia dhe ky formati i këtij Kongresi, sa që komshiu përballë kishte dalë për konferencë shtypi për të sqaruar ato që njerëzit i dinë dhe për 5 vite tashmë i kanë parë. Dhe bëri mirë që doli sepse tregon kontrastin midis një organizate që prodhon ide dhe një fiksimaxhiu që rrihet me policët. Por unë besoj që është ulëritës sa i madh është hendeku midis dy krahëve të politikës”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Rama komentoi deklaratat e Metës. Ai e quajti Presidentin një turp kombëtar, koha e të cilit shumë shpejt do jetë një e shkuar.

“Sa i përket atij që e quani presidenti Ilir Meta. Kujtoj që Kushtetuesja ka rënë dakord me parlamentin që Meta ka shkelur Kushtetutën e vetmja gjë që ka ndarë Kushtetuesen nga Parlamenti, është se shkelja e Ilir Metës na qenkan të lehta. Dua të them që Ilir Meta si President është një turp kombëtar dhe se çdo bëjë kur të ikë nga Presidenca nuk më intereson fare, të bëjë çfarë të dojë. Nga ana tjetër, absolutisht më intereson që kjo kohë e Ilir Metës në atë zyrë të mbarojë sa më shpejt që ky turp t’i kalojë sa më shpejt të kaluarës”, deklaroi Rama.

Të fundit