Flash News


Ditari i Maxhorancës

“PS shkeli marrëveshjen për presidentin”, Balla- Alibeajt: Nuk ka tërheqje, kandidati duhet të ketë 20 firma

“PS shkeli marrëveshjen për presidentin”, Balla- Alibeajt:

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Enkelejd Alibejat, i cili pak më parë në një prononcim për mediat tha se PS është tërhequr nga marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të ri.

Balla tha në konferencën e kryetarëve se kandidatët e propozuar nga grupi i Alibeajt duhet të vijnë vetëm me firmat e deputeteve demokratë dhe se kanë kohë deri të dielën të propozojnë emër për presidentin.

Ne kemi thënë se në këtë pjesë të procesit jemi të gatshëm të negociojmë për emrat. Por unë e kam thënë disa herë që procesi të ruajë integritetin e tij, që kandidati që propozon opozita të mbështetet me firma vetëm nga opozita, unë mendoj se çdokush na mirëkupton.

Ne kemi bërë dhe kalkulimet se sa kandidatë mund të propozohen nga opozita, dhe Alibeaj e konfirmoi se ata i kanë mundësitë të propozojnë dy kandidatë. Deri të dielën kanë mundësinë të propozojnë dy kandidatura”, u shpreh Balla.

Ai i bëri thirrje Alibeajt që të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

"Bej thirrje të rikthehemi në tryezë. Nuk ka pasur dakordësi për atë formulën 4-2-1. Këtë gjë ua konfirmoj. Ka pasur dakordësi që për dy raundet 2-3 mos të ketë propozim nga mazhoranca, por vetëm në raundin 4-2. Nuk do të mbështesim me firma kandidatët e opozitës.’- tha Balla.

Të fundit