Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e 6 marsit/ PS i beson Emirjana Sakos, kush janë kandidatët e Bashës dhe Berishës për Bashkinë Durrës

Zgjedhjet e 6 marsit/ PS i beson Emirjana Sakos, kush janë kandidatët

Mësohet emri i kandidates së parë që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Partia Socialiste nuk ka sjellë risi në Durrës, duke shkuar në zgjedhje me Emirjana Sakon.

Në media po qarkullojnë lajme se Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe pritet që të nisë mbledhja e Kryesisë së PS-së në Durrës, ku do të bëhet prezantimi i saj.

Sako aktualisht është ketare e komanduar e Bashkisë së Durrësit. Rama tha një ditë më parë se nuk do të ketë asnjë kandidat nga radhët e deputetëve për zgjedhjet e 6 marsit. Ai tha gjithashtu se mbështet më shumë gratë sesa burrat kur bëhet fjalë për çështje të tilla.

Gjithashtu janë bërë publikë dhe emrat me të cilët Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të kandidojnë në Durrës. Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës, ndërsa Berisha do të ketë kandidat Ardian Mukën.

Të fundit