Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS vendos reklamat anës rrugëve, ende pa nisur zyrtarisht fushata

PS vendos reklamat anës rrugëve, ende pa nisur zyrtarisht fushata

Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të gjitha subjeketet politike kanë filluar prej disa ditë takimet me qytetarët fshat më fshat dhe lagje më lagje.

Përveç takimeve, Partia Socialiste ka nisur dhe vendosjen e posterave gjigandë anës rrugëve kryesore. Një prej tyre është dhe ajo që shihni më poshtë e vendosur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë. Posteri mban foton e kryesocialistit Edi Rama me sloganin e PS-së pëe 25 prillin, "Shqipëria e ardhmja jonë!".

Por, këtu kemi të bëjmë me shkelje të ligjit, pasi ajo reklamë është vendosur në pronën publike para nisjes zyrtare të fushatës, e cila nis më 25 mars.

Duket se PS po shfrytëzon çdo mënyrë në kuadër të fushatës, edhe në shkelje të ligjit, në këtë kohë pandemie ku grumbullimet masive janë të ndaluara.

PS vendos reklamat anës rrugëve, ende pa nisur zyrtarisht fushata

Të fundit