Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PS zvarrit vendimin e ‘Kushtetueses’, çështja ndaj Xhaçkës kthehet ‘në pikën zero” në Kuvend

Anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan të martën që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve.
Deputetet Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka sugjeruan që vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin të dërgojë në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës t'i dërgojnë për shqyrtim në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, duke refuzuar propozimin për futjen direkt në seancë plenare të vendimit.
“Dispozitivi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese na kthen në pikën zero, tek Këshilli i Rregullores dhe Mandateve”- tha Felaj, e cila drejtonte mbledhjen.
Sipas saj, vendimet e GJK-së kanë shfuqizuar të dy raportet e miratuara nga ky këshill. “ Është sikur të mos kishte ndodhur”- tha ajo duke iu referuar shqyrtimit disa-mujor në këshillin e mandateve të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.
Bushka sqaroi procedurën që propozohej prej socialistëve si një detyrim nga rregullorja e Kuvendit.
“Ne bëjmë një raport-opinion për kryetaren e Kuvendit, ku i sugjerojmë që vendimin duhet ta shqyrtojë Këshilli i Rregullores dhe Mandateve”- tha ajo duke shtuar se ky organ pastaj do të marrë vendim për ta dërguar në seancë plenare çështjen.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i quajti “pirueta” propozimet e kolegeve duke ripërsëritur disa herë se Kuvendi është i detyruar të zbatojë vendimet e Kushtetueses dhe jo të gjejë mënyra për të zvarritur çështjen.
“Po talleni?”- iu drejtua ai kolegeve duke i cilësuar argumentet e tyre pa arsye juridike, por vetëm me qëllim për të fituar akoma më shumë kohë me zvarritje procedurash.
“Nuk ka 7 organe brenda Kuvendit që marrin në shqyrtim vendimet e Kushtetueses, është vetëm Këshilli i Legjislacionit, i cili ka vendos një praktikë me vendimmarrje për të paktën 3 raste të ngjashme”- tha ai.
Sipas Bardhit dërgimi tek këshilli tjetër është pa kuptim sepse në atë këshill janë shqyrtuar dy mocione me objekt të njëjtë dhe në fund ka dalë me dy raporte.
“Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimet e Kuvendit për këto raporte, nuk ka shfuqizu raportet”- iu drejtua ai Felajt.
“Ka një praktikë parlamentare për këtë, pasi është botuar në fletorëen zyrtare vendimi GJK-së, Këshilli i Legjislacionit i është drejtuar me një raport kryetarit të parlamentit dhe ai e ka futur në seancë, ku me një votim të thjeshtë çështja është dërguar për shqyrtim në Kushtetuese”- këmbënguli Bardhi.
Socialistët anashkaluan dhe qëndrimet e ekspertit të thirrur prej tyre, Krenar Loloçi, i cili nuk ishte thirrur në mbledhje dhe as nuk u lexua opinioni i tij për publikun.
Në opinionin e tij me shkrim Loloçi del në përfundimin se vendimet janë të detyrueshme për Kuvendin dhe në këtë rast, mocioni i 1/10 së deputetëve duhet të dërgohet në këtë gjykatë, pasi është i vetmi organ që shqyrton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.
“Vendimi i GJK është i detyrueshëm dhe Kuvendi duhet të marrë masat ta zbatojë atë, siç ka vepruar edhe më parë kur GJK është shprehur me vendim”- shkruan ai.
Felaj e mbylli mbledhjen pa një vendimmarrje duke caktuar datën 7 korrik për prezantimin e raportit të këshillit për kryetaren e Kuvendit.
Një vit më parë opozita inicoi kërkesën për heqjen e mandatit të Xhaçkës, ministre e Jashtme, pasi qeveria vendoi t'i japë statusin ‘investitor strategjik' bashkëshortit të saj biznesmen Artan Gaçi dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi.
Pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet e Partisë Demokratike iu drejtuan me kërkesa të veçanta kësaj gjykate.
Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend, duke e cilësuar antikushtetues vendimin e mazhorancës që bllokonte dërgimin e çështjes në Kushtetuese.
Në vendimin tjetër, Gjykata Kushtetuese pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt që vë në lëvizje gjykatën për këtë çështje. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38