Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse ka ende përmbytje kur PS po bën 10 vjet në pushtet? Rama: Jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton bota

Pse ka ende përmbytje kur PS po bën 10 vjet në pushtet? Rama:               

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet, kryesisht në veri të vendit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ngre pyetjen se pse ka ende përmbytje kur PS po bëheni 10 vjet në pushtet.

“Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?
Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri!

Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë”, shkruan Rama.

Të fundit