Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse “ngeci” Komisioni Hetimor për 25 Prillin? Gogu: Opozita po ‘fle’, e ka braktisur

Pse “ngeci” Komisioni Hetimor për 25 Prillin? Gogu: Opozita po

Partia Demokratike, duke e cilësuar 25 Prillin si një masakër zgjedhore, vendosi ngritjen e një Komisioni Hetimor pikërisht për zgjedhjet e zhvilluara më 25 Prill.

Por duket se diçka ka ‘ngecur’ në punën dhe zhvillimet e komisionit, përderisa puna nuk po vijon me vrullin e ditëve të para.

Deputeti socialist Toni Gogu, në një intervistë për Ora News, u shpreh se puna është braktisur nga opozita, pasi materialet dhe informacionet vijojnë të mbeten në Kuvend, pa u bërë asnjë punë për t’u hetuar.

“Ai komision hetimor ka një plan hetimi të miratuar siç e ka propozuar opozita i cili ka fjetur që nga fillimi i dhjetorit deri tani që flasim. Madje kemi pasur një braktisje të detyrës nga kryetari dhe të gjithë anëtarët e opozitës për të vazhduar hetimin. Informacioni është mal në Kuvend ndërkohë që nuk është bërë asnjë për tu hetuar. Fakti është që opozita kërkoi të hetohen zgjedhjet dhe PS bëri realitet ëndrrën e vet të mohuar prej vitesh duke e lejuar atë Komision. Krijuam komisionin dhe faktet janë aty, kemi pasur një drejtim tërësisht inefiçent. Ka një braktisje të detyrës”, deklaroi Gogu.

Të fundit