Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse nuk del në dabat me Këlliçin? Si justifikohet Veliaj

Pse nuk del në dabat me Këlliçin? Si justifikohet Veliaj

Kryebashkiaku aktual dhe njëherazi kandidati socialist për mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për strategjinë e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

I ftuar në “Top Story”, Veliaj është pyetur se përse nuk del në debat me rivalin e tij Belind Këlliçi.

VeliajStrategjia është shumë e thjeshtë. Ne kemi sot një situatë ku ata që përfaqësojnë opozitën shqiptare janë persona “non grata”. Diçka që nuk ka ndodhur as në vitet e errëta të komunizmit, diçka që është shumë e shëmtuar për vitin 2023. Të kesh njerëz që të ofrojnë ty zgjidhje, ndërkohë që nuk kalojnë dot Rinasin.

Të kesh njerëz që premtojnë se do të kujdesen për shtëpitë tona, ndërkohë që shkatërruan selinë e tyre. Të kesh njerëz që do të tolerojnë një qytet, një kozmopolitan, 1 milion mendime, ndërkohë që sigurohen dhunshëm për të përjashtuar çdo mendim ndryshe, kjo nuk shkon.

 

Të fundit