Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Pse nuk i lini këto spektakle?"/ Rama replikon me komentuesin: Unë bëj punën, ti vezën e kuqe

"Pse nuk i lini këto spektakle?"/ Rama replikon me komentuesin:

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ndjekësit në rrjetet sociale dhe debatin më të fundit e ka patur me një komentuesit, i cili i ka kërkuar të lërë spektaklin me pamjet e publikuarar te ERTV-ja lidhur me rindërtimin.

Kreu i qeverisë i përgjigjet se qeveria po bën punën e saj duke informuar edhe qytetarët për shtëpitë e ndërtuara. Rama nuk ka lënë pa sulmuar as mediat, duke thënë se treçereku i tyre mashtrojnë. 

Debati

Qytetari: Pse nuk i lini këto spektakle? Pse nuk bëni punën tuaj dhe boll me telekamera

Edi Rama: Punën duhet të bëjnë të gjitha qeverisë se vezët e kuqe i bën vetë për pashkë ti. Dhe puna jonë është edhe të të informojmë ty për punën që bëjmë se ndryshe se merr vesh që po rindërtohen shtëpi e po bëhen spitale, shkolla, rrugë dhe që vaksinimi po ecën etj, etj. Sepse në kanalet dhe portalet e këtij vendi trecereku i gjërave që të fusin në vesh janë rrena me bisht. Por ti e ke shumë kollaj nëse nuk i do spektaklet sic i quan, mund të dalësh lirisht sa c’ke hyrë se me zor largqoftë të të mbajë kush.

"Pse nuk i lini këto spektakle?"/ Rama replikon me komentuesin:

Të fundit