Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse nuk kryhen testime masive? Rama: Ka insinuata nga industria përkatëse për të shitur më shumë teste

Pse nuk kryhen testime masive? Rama: Ka insinuata nga industria

Pse nuk kryhen më shumë teste për covid-19? Është kjo pyetja që ka shoqëruar periudhën e pandemisë në vend, pasi Shqipëria është cilësuar edhe si ndër vendet që kryen më pak teste në Ballkan.

Por, kryeministri Edi Rama ka një teori që nuk është dëgjuar më parë, teksa tha në emisionin ‘open’ se arsyeja se pse Shqipëria nuk bën shumë testime është se sipas tij ka insinuata nga kompanitë farmaceutike për të shitur më shumë teste.

“Testet nuk janë qëllim në vetvete. E tha edhe drejtori i OBSH. E treta, meqë jeni të gjithë doktorë, a mund të më thoni mua pse rezultati i tyre pse nuk është i ndryshëm nga i yni.

Ka insinuata, o burra testime, testime është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur më shumë teste. Në fund fare, me gjithë testimet e mëdha që ka bërë Franca, ka pse numra shumë më të lartë me ne në raport me popullsinë.

Pse kancelarja thotë që zinxhiri i infeksionit na ka dalë nga mundësia e kontrollit deri në fund të hallkave. Ajo që vlen në fund është rezultati. Ndenje në mbrojtje, në mesfushë, këto janë taktika. Rezultati në fund matet, me kapacitetet në spitale. Puna jonë si qeveri nuk është të bëjmë teste por të transformojmë spitalet”, tha Rama.

Të fundit