Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse nuk reagoi Shqipëria për bandat në veri? Rama justifikohet: S’kam parti politike në Kosovë

Pse nuk reagoi Shqipëria për bandat në veri? Rama justifikohet:

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Klan Kosova, pas përfundimit të takimeve në Prishtinë, me përjashtim të kryeministri Albin Kurti, i cili e refuzoi.

I pyetur se pse nuk mbajti një qëndrim për bandat në veri, Rama u justifikua duke thënë se s’kishte hapur parti politike.

“Shqipëria nuk është një parti politike në Kosovë. Unë s’kam parti politike të regjistruar në Kosovë, madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të garuar me një parti në siglën e tij kundër partisë sime, e kam pritur për drekë. Tani ç’lidhje ka kjo Shqipëria nuk ka mbështetur qëndrimin e Kosovës për bandat, ne jemi një shtet, shtet tjetër”, shtoi Rama.

Lidhur me veprimin e Kurtit, Rama tha se nuk do të interpretojë qëndrimin që ai mbajti ndaj tij, teksa shtoi se ishte përpjekur të komunikonte me Kurtin, por ka qenë e vështirë.

“Nuk kam ardhur të shpjegoj, ta interpretoj qëndrimin e Albinit. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen, të flasin, për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar mbase e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Kemi komunikuar, në fakt jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë.

Takimi nuk ka ndodhur. Nuk kam fjalë për ta interpretuar. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish për marrëveshje të dakordësuara të mbahet kur ka gjëra të tjera më me rëndësi. Është e kundërta e thikës. Shtrirja e dorës për të qenë së bashku për ta kuptuar më shumë njëri-tjetrin. Nuk mund të bëhet me ato që dëgjojmë nga televizioni”, është shprehur Rama.

Të fundit