Flash News

Ditari i Maxhorancës

Psë nuk ‘shkrihet’ Bordi? Flet zv.ministri i Energjetikës: Nuk mblidhemi për 1 lekë diferencë

Psë nuk ‘shkrihet’ Bordi? Flet zv.ministri i Energjetikës:

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ilir Bejtja, ka treguar se pse Bordi i Transparencës nuk është ‘shkrirë’ ended he vijon tëvendosë çmimet e karburanteve, madje më të larta se ato në bursa.

I ftuar në “A2 Business”, Bejtja tha se Bordi bën verifikimet çdo ditë për të parë luhatjet e çmimeve në bursë dhe më pas reflekton ndryshimet në çmime. Sipas tij, ndryshimi i çmimit të larburanteve, bëhet pasi ndodh ndryshimi në bursë.

Zv.ministri u shpreh se Bordi referon ndryshimet me 2-3 lekë dhe nuk mblidhet kur çmimi ndryshon me 1 lekë diferencë.

“Bordi bashkëdrejtohet nga dy ministra, ministrja e Financave dhe ministrja e Energjisë. Jemi në shumicë entet publike dhe pesë përfaqësues nga shoqata e bizneseve të naftës.

Sepse ndryshon çmimi në Bursë. Dhe ne këtë e bëjmë në verifikim çdo ditë. Mblidhet të paktën dy herë në javë dhe verifikon nëse ka ndryshim të rëndësishëm të çmimit. Dhe ne referojmë ndryshimet që i kalojnë 2-3 lekë, pra nuk mblidhemi për 1 lekë diferencë. Pra, nëse ka një periudhë një javë që nuk është mbledhur Bordi ka qenë sepse nuk ka pasur ndryshim të rëndësishëm në çmim”, tha Bejtja.

Të fundit