Flash News

Ditari i Maxhorancës

Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin

Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do

Ka përfunduar mbledhja e kryesocialisti Edi Rama me drejtuesit politik të qarqeve në selinë rozë. Mbledhja nisi në orën 09:00 dhe zgjati rreth 1 orë.

Në një deklaratë jashtë selisë rozë, Rama foli për investimin e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në Sazan. I pyetur se pse nuk shpallet një tender kombëtar, Rama tha se ky investim ka ardhur si ofertë dhe propozim.

Kryesocialisti u shpreh se ky propozim do të shqyrtohet për të parë nëse përputhet me vizionin e qeverisë.

“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar i referohemi ofertave dhe i referohemi propozimeve që na bëhen. Transformimi i Sazanit është një ambicie e kahershme. Për të së vërtetës e kanë pasur edhe qeveri dhe paraardhës të mitë. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojë në disa shkallë. Është bërë një aplikim sipas ligjit. Do ta shqyrtojmë. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe një ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, atëherë do të ecim përpara”, deklaroi Rama.

Të fundit