Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Pse nuk të kam dëbuar akoma nga Serbia”, Rama rrëfen bisedën me Vuçiç për njohjen e Kosovës: Ishte i tërbuar

     
“Pse nuk të kam dëbuar akoma nga Serbia”, Rama rrëfen
 

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një bisedë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç pas deklaratës së tij në vitin 2014 në Beograd, ku tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama tha se Vuçiç u inatos nga deklarata e fortë, madje këshilltarët e tij i kishin kërkuar edhe të dëbonin nga Serbia kryeministrin shqiptar.

Jam plotësisht i bindur se Ballkani i Hapur është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë, përfshirë edhe dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Sepse, në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz dhe ngjajmë shumë më tepër nga sa mendojmë, kur vëzhgojmë njëri-tjetrin nga larg ose kur shikojmë njëri-tjetrin nga prizmi i historisë, ngjarjeve të së shkuarës dhe të dhimbshme. Ne do të kuptojmë se jemi të ngjashëm përmes bisedës dhe komunikimit. Në vitin 2014 ekzistonte rreziku që të përsëritej një ndërprerje edhe për 68 vite të tjera, sepse Aleksandri ishte i pakënaqur, thënë më butë, me deklaratën time para gazetarëve në Pallatin e Serbisë, kur thashë se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Ai ishte i tërbuar. Më kujtohet mirë, kur mbaroi konferenca për shtyp, patëm pak pije freskuese para drekës, ai ishte i rrethuar nga ekipi i tij. Duke qenë shumë më e gjatë se ata, dukej si një kullë e rrethuar me mure. Unë iu afrova me një shishe, dhe ai më tha: "Më thuaj pse nuk të kam dëbuar akoma nga Serbia?".

Unë i thashë: “Nuk jam i çuditur, sepse për këtë je president, e ata jo, janë thjesht këshilltarët e tu”. Pastaj në mbrëmje erdhëm këtu, bëmë një shëtitje dhe përsëri ishte shumë e tensionuar. Megjithatë, në fund ramë dakord që nëse do të vazhdonim të debatonim dhe të përpiqeshim të heshtnim njëri-tjetrin, nuk do të ishte e mundur të ndërtonim asnjë lloj marrëdhënieje.

Më tha: “Dhe çfarë do të ndodhte sikur të vija në Shqipëri dhe të deklaroja “Nuk do ta njohim Kosovën?”. Unë iu përgjigja: "Mund të thuash çfarë të duash në Shqipëri, unë nuk do të sillem ashtu siç u solle ti këtu. Por, edhe një herë, kjo nuk është arsye për të mos vazhduar bisedën. Mendoj se ka një kapacitet shumë më të madh për të kuptuar njëri-tjetrin dhe ky është një parakusht për ndërtimin e paqes”, tha Rama.


 

 

 

Të fundit