Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse Rama i shpalli luftë Lelit? Gjiknuri: Dezertoi një betejë dhe u lidh pas karriges

Pse Rama i shpalli luftë Lelit? Gjiknuri: Dezertoi një betejë dhe

Çështja ‘Rama-Leli’ mbetet si një enigmë e pazgjidhshme, pavarësisht se palët i kanë dhënë shpjegimet, arsyet dhe interesat e secilit.

I ftuar në emisionin ‘Drejt’ në RFTV Ora, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri deklaroi se kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dezertoi një betejë duke u lidhur me karrigen e tij. Sipas Gjiknurit, nëse je pjesë e një partie dhe të kërkohet ripozicionimi ose dorëheqja, e ke detyrë ta zbatosh.

“Unë e kam mbyllur kapitullin me Lelin, sepse është një njeri që dezertoi një betejë dhe u tregua si një njeri i lidhur pas karriges së tij. Besnikëria e një parti është se kur të kërkohet dorëheqja apo ripozicionimi t’i e ke për detyrë, sepse ke marrë nga ai pushtet. Leli është emëruar dhe duhet të ishte i pari që duhet të kishte sakrifikuar”, u shpreh Gjiknuri.  

Të fundit