All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Pse ‘u zhduk’ Ahmetaj nga PS? Gjiknuri: Nuk mbajmë shënim kush vjen, s'komentoj akuzat ndaj tij

All - Paragraf - 1

Pse ‘u zhduk’ Ahmetaj nga PS? Gjiknuri: Nuk mbajmë shënim

Arben Ahmetaj nuk është më ‘i preferuari’ i Ramës. Ish-zv.kryeministri nuk është shfaqur në takimet e socialistëve, dhe së fundmi mungoi edhe në fesët e zhvilluar në Elbasan.

All - Paragraf - 3

I pyetur lidhur me distancimin e mundshëm mes Ahmetajt dhe socialistëve, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u shpreh se askush nuk mbajti shënim se kush ishte i pranishëm dhe kush mungoi në festë.

“Festat nuk janë për analiza. Në festë ftohen të gjithë. Janë të gjithë të lirë të vijnë. Secili mund të ketë arsye personale. Pse mungoi. Nuk mbajti njeri shënim pse nuk erdhi ai”, tha Gjiknuri.

Sa i përket akuzave për pagesat e Klodian Zotos ndaj Arben Ahmetajt, Gjiknuri refuzoi të bënte një koment për kolegun. Gjiknuri tha se është një hetim që po zhvillohet për çështjen dhe deklaratat apo komentet e partive politike, sipas tij, bëjnë pis procesin.

“Përsa i përket çështjes në fjalë ju e dini që ka një hetim që po zhvillohet nga Prokuroria. Nuk kam pse të komentoj deklaratat që bëjnë mediat apo akuzat që ngrihen. Në Shqipëri ka nëj tendencë që gjyqi të bëhet mediatik. Aty ka një çështje. Është një organ që qeveria s’e kontollon. Çdo koment i tepërt i politikës nuk ndihmon, por paragjykon dhe bën pis procesin”, u shpreh Gjiknuri.

Të fundit