Flash News

Ditari i Maxhorancës

Publikimi i tezës së Gjuhës së Huaj, Kushi e shpërfill: Nuk e cenon procesin

Publikimi i tezës së Gjuhës së Huaj, Kushi e shpërfill:

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi folir për publikimin e tezës së Gjuhës së Huaj një javë më parë, gjysmë ore pasi kishte nisur provimi i Maturës Shtetërore.

Kushi e ka quajtur si një akt që nuk e cënon procesi, duke thënë se është diçka e parapërgatitur nga e njëjta dorë që e bën çdo vit.

“Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon. Nuk e cenon procesin”, tha Kushi.

Ministria e Arsimit ka reaguar thuajse çdo vit pasi skandali del fill me nisjen e provimit. Ministria ka promovuar masa të rrepta madje në çdo sallë ku u zhvillua provimi kishte kamera, por pa rezultat.

Të fundit