Flash News

Ditari i Maxhorancës

Publikohen pamjet e arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja

Publikohen pamjet e arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis

Janë publikuar, pamjet e arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja kur ai shoqërohet nga Forcat Operacionale drejt Drejtorisë së Policisë në Durrës. Çyrbja shfaqet me pranga në duar dhe me kokën ulur, për t’iu shmangur kamerave, teksa ecën i rrethuar nga dy efektivë të policisë.

Çyrbja u arrestua të dielën në Durrës, disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit që mbante prej vitit 2017. Ai akuzohet për tri vepra penale: "Korrupsion aktiv zgjedhor", "Përkrahje e autorit të krimit", dhe "Tregtimi i sekretit shtetëror".

Sipas hetimeve të SPAK, Çyrbja kishte përdorur aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC” për të komunikuar me persona të shpallur në kërkim, duke ndarë informacion mbi dokumente dhe akte që përbëjnë sekret shtetëror, në kundërshtim me ligjin.

 

Të fundit