Flash News

Ditari i Maxhorancës

Publikoi listën e mercenarëve nga Shqipëria e Kosova, Majko i përgjigjet ambasadës ruse: Akt i papërgjegjshëm

Publikoi listën e mercenarëve nga Shqipëria e Kosova, Majko i

Deputeti socialist Pandeli Majko i është përgjigjur ambasadës ruse në Tiranë, e cila në faqen e saj zyrtare në Facebook, publikoi listën e mercenarëve që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë, kundër Rusisë.

Në listën e publikuar nga ambasada ruse përmendet edhe Shqipëria, ku thuhet se 150 shtetas shqiptarë kanë mbërritur në Ukrainë, të cilët i janë bashkuar rezistencës ukrainase. Në listë përmendet edhe Kosova po ashtu. 

Majko në një reagim në Facebook, e cilëson një akt të papërgjegjshëm të ambasadës publikimin e të dhënave të tilla.

Ambasada e Federatës Ruse ka nxjerr njoftimin për shqiptarët e vrarë (sipas saj) nga ushtria ruse në Ukrainë. https://www.facebook.com/photo/?fbid=334098682229096&set=a.164645585841074

Ky është një akt i papërgjegjshëm nga një godinë që supozohet se ekziston për të ndërtuar marrëdhënie dhe jo akte gangsterësh.

Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty, nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë”, shkruan Majko.

 

Të fundit