Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Publikoi videon e qytetarëve në rradhë", Rama thumbon ish-deputetin: Luan kartoni nxit njerëzit në Fier të filmojnë

"Publikoi videon e qytetarëve në rradhë", Rama thumbon
Foto Ilustruese

Teksa prezantoi nga Fieri platformën “deputeti që duam”, kryeministri Rama thumboi Luan Baçin, i cili publikoi një video nga një laborator analizash, ku qytetarët prisnin në rradhë dhe të ngjeshur me njëri-tjetrin për të marrë shërbimin.

Gjatë fjalës së tij, Rama e quajti Baçin një "luan kartoni" që nxit njerëzit në Fier të filmojnë paçavure, ndërkohë që mund të ketë pasur një defekt në poliklinika.

Më tej ai shtoi se sipas tij, Meta e Kryemadhi janë sekserë të partisë së tyre nga e cila kanë interesa ekonomike si një ndërmarrje e mirëfilltë fitimprurëse.

"Jemi në kushte tmerrësisht të sikletshme me abulancat. Me qendrat shëndetësore për shkak të fluskit të njerëzve nëpër klinika. Ndodh që ka një defekt aparaturat e regjistrimit në poliklinikën e Fierit, dhe del një Luan, një luan kartoni, një viktimë e komitetit, që mbledh disa njerëz aty dhe i vë i nxit të filmojnë se kushedi se çfarë po ndodh.

Imagjino këta që duan të vijnë nesër në pushtet. Në atë kohë në kohën e këtyre që fklasin sot dhe hedhin baltë, nuk dallohej se kush ishte mjeku, kush infermierja kush pacienti e kush familjari. Sot nuk ekziston kjo. Sot nuk ka mundësi të bisedosh me Ilir Metën.

E kanë kthyer në ndërmarrje fitimprurëse LSI-në. Ata duan të bëjnë dhëndër Lulin, po hajde merre vesh kush janë kryshqit e kush janë mblesërit. Këta të LSI-së do jenë mblesër dhe do kërkojnë ndonjë pjesë. Ku është pjesa jonë? Dhe ju e dini se sa të madhe e ka pjesën Monika", u shpreh Rama.

Të fundit