Flash News

Ditari i Maxhorancës

Publikon pamje nga stërvitja në ujërat shqiptare, Rama ‘merr timonin’ në aeroplanmbajtësen amerikane

Publikon pamje nga stërvitja në ujërat shqiptare, Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stërvitja e aeroplanmbajtëses amerikane "Harry S. Truman", e cila po kryen stërvitje në ujërat tona, së bashku me forcat e marinës shqiptare.

Në fotot dhe videot që ka publikuar në facebook, Rama shfaqet i ulur në vendin e kapitenit të anijes, apo teksa ndodhet në bordin e aeroplanmbajtëses, duke parë nga afër stërvitjen.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen "Harry S. Truman", e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Rama.

Të fundit