All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

“Punë ka, po s’ka profesionistë”, Rama i rikthehet shprehjes ‘virale’: U bë barcaletë e përsëritur

All - Paragraf - 1

“Punë ka, po s’ka profesionistë”, Rama i rikthehet

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës në Panairin e Punës dhe Aftësive.

All - Paragraf - 3

Teksa u ndal te punësimi i të rinjve, Rama iu rikthye ‘avazit’ të vjetër me shprehjen tipike “puna ka po s’ka profesionistë”. Kryeministri tha se megjithëse në dukej është konsideruar si një ‘barcaletë’, po kthehet në një problem që sa vjen e thellohet më shumë.

Shkak kryesor për mungesën e ‘profesionistëve’ sipas Ramës, është ekspozimi i kompanive në tregjet ndërkombëtare, që kërkojnë më shumë kualifikim dhe cilësi.

“Në 63 kompanitë këtu të përfaqësuara ka një hapësirë për punësim për 1500 persona. Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij panairi nga drejtoria rajonale e punësimit këtu në Durrës janë edhe 600 vende të lira për ata që duan të punësohen. U bë një barcaletë e përsëritur shpesh që dikur u tha në publik lidhur me faktin që punë ka por nuk profesionistë. Sot kjo është ajo që mund ta ndeshësh në çdo derë të çdo kompanie dhe që në fakt është një problem që thellohet si rezultat i nevojës së kompanive për të pasur një kualifikim të lartë të punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet në një treg ndërkombëtar importesh dhe eksportesh. Është një terren me potenciale të pashfrytëzuara në funksion të turizmit. Është e qartë që i gjithë zinxhiri ekonomik i prodhimit apo shërbimeve ka nevojë  për një rritje të cilësisë së hallkave përbërëse përveçse për shtimin e tyre”, tha Rama.

 

Të fundit