Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pune ka por ska profesionistë! Rama: Do të marrim punëtorë nga Indonezia dhe Filipinet

Pune ka por ska profesionistë! Rama: Do të marrim punëtorë

Nga pallati i Kongreseve ku u mbajti takimi  diplomatët, ambasadorë dhe konsuj shqiptarë në botë, kryeministri Edi Rama u shpreh me se Shqipëria po përgatitet për të marrë punëtorë nga Filipinet pas largimeve të shumta në vitet e fundit.

Sipas kryeministrit Rama, këto dy vende kanë një interes të madh për Shqipërinë për punëtorë.

“Nga ana tjetër kemi arsye të qenësishme për të besuar dhe investuar në hapjen e dyerve të misioneve tona të reja qoftë në Indonezi për të mbuluar atë pellg atje. Me Indonezinë kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial të madh, ka një interes të madh për ne, ashtu si edhe me Filipinet, pasi të gjitha vendet e BE janë duke trokitur në ato dyer për forca pune. Kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme. Radha është shumë e gjatë, por duke qenë një vend i vogël duke arritur të kultivojnë sic duhet raportet që përcaktojnë edhe shkallën e vëmendjes ndaj vendeve më të vogla, besoj se do bëjmë kapërcime të radhës”, tha Rama.

 

Të fundit