Flash News

Ditari i Maxhorancës

Punimet në rrugën e Arbrit, ‘shfajësohet’ Rama: Po ecin me ritmin e ‘breshkës’ për arsye gjeologjike

Punimet në rrugën e Arbrit, ‘shfajësohet’ Rama: Po

Kryeministri Edi Rama ka folur për ritmin e punimeve në Rrugën e Arbrit, ndërsa ka zhvilluar një takim me operatorët turistik në Dibër.

Sipas Ramës, punimet kanë ecur ngadalë sipas tij për arsye gjeologjike në tunelin e Murrizit.

“26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë , kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është rruga e Arbrit tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë.

Me buxhetin e vitit të ardhëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinë me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë, po ecim me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin, kemi një problematik shpronësimesh që kërkon kohë dhe para, dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira se po na ha shumë mbrojtja e energjisë elektrike”, tha Rama.

 

Të fundit