Flash News

Ditari i Maxhorancës

Punojnë rreth 3-4 mijë shqiptarë në vit, hiqen vizat midis Shqipërisë dhe Kazakistanit

Punojnë rreth 3-4 mijë shqiptarë në vit, hiqen vizat midis

Në New York është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.

Lajmin e ka bërë me dije shefja e diplomacisë, Olta Xhaçka, e cila bën me dije se ka firmosur marrëveshjen me homologun Tileuberdi Mukhtar, duke ndarë edhe një foto të përbashkët.

“E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”, shkruan Xhaçka.

Në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit, ndërsa në kryeqytetin kazak Astana, ka një prani të konsiderueshme shqiptarësh, prej rreth 300-400 personash.

 

Të fundit