Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pyetjet për drejtësinë, Balla: Do diskutoj me Këlliçin, nëse nuk biem dakord do kalojmë në votim

Pyetjet për drejtësinë,  Balla: Do diskutoj me

Seanca parlamentare është ndërprerë për 15 minuta pas kërkesës nga kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, për t’u takuar me opozitën dhe për të dakordësuar vijim e seancës dhe raportimin e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

Balla tha se nëse opozita nuk bie dakord që pyetjet për drejtuesit të bëhen me shkrim, jo me gojë siç kërkon opozita, atëherë do të kërkojë që kjo seancë maratonë të kalojë direkt në votim.

“Në mungesë të kryetarit të grupit, zoti nënkryetar Belind Këlliçi, kërkesa juaj për të shkelur rregulloren, as sot as pa një muaji nuk do e marrë dakordësimin tonë.

Kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë bashkë me ju dhe kryetarët e grupeve prezentë, nëse s’do kemi dakordësinë tuaj për të vijuar, do kërkoj ndërprerje të diskutimeve dhe kalim në votim”, tha Balla. 

Të fundit