Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Qemal Stafa nuk është hero"/ Erion Braçe kërkon shkarkimin e drejtorit të Arkivave: Fashizmi është krim

"Qemal Stafa nuk është hero"/ Erion Braçe kërkon

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido, i cili dy ditë më parë në emisionin "Opinion" deklaroi se për Qemal Stafën është ngritur një mit që për të është absurd, pasi sipas tij ai nuk ka qenë hero.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Qemal Stafa nuk është një mit, por idealist, luftëtar, hero i popullit dhe dëshmor i atdheut. Sipas Braçes, në kohën e Qemal Stafës kishe vetëm dy zgjidhje, ose të ishe komunist ose fashist.

"Drejtorët venë e vijnë dhe shpesh si kujton kush; tani janë në pikën kur duhet të venë pa kthim!" shkruan Braçe, duke nënkuptuar se kërkon shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido.

Reagimi i plotë: 

QEMAL STAFA NUK ESHTE NJE MIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE IDEALIST!

QEMAL STAFA ESHTE NJE LUFTETAR!

QEMAL STAFA ESHTE NJE
HERO I POPULLIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE
DESHMOR I ATDHEUT!

Ne kohen e tij dy zgjedhje kishe;
OSE FASHIST E NE ERRESIREN E URREJTJES, DHUNES E BARBARISE MBI TE NDRYSHMIN SI INDIVID DHE SI SHOQERI,

OSE I MAJTE, KOMUNIST PERBALLE FASHIZMIT NE NJE BETEJE HUMANE PER LIRI, CLIRIM E PAVARESI!

Kjo eshte e verteta per
Qemal Stafen e plot te rinj idealiste, mendjehapur e mendjendritur,
ANTIFASHISTE qe i dolen zot vendit, popullit te tyre!

IDEALISTET, HERONJTE, DESHMORET MBETEN PERJETE!

Drejtoret vene e vijne dhe shpesh si kujton kush; tani jane ne piken kur duhet te vene pa kthim!

Ne kete vend kultura e delegjitimimit te cdo vlere kombetare, cdo heroi e deshmori,
duhet te marre nje pergjigje me ne fund!

FASHIZMI NUK ESHTE OPINION,
POR KRIM!

Të fundit