Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Qen bir qeni”, Rama i përgigjet Metës: Është kthyer në lolo, shfaqet në ekrane si i dehur

“Qen bir qeni”, Rama i përgigjet Metës: Është

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave fyese të presidentit Ilir Meta.

Mbrëmë, i ftuar në ‘Zonë e lirë’, Meta e cilësoi kryeministrin si ‘qen bir qeni’ dhe ‘këlysh Blloku’, ndërsa sot nga Kukësi kryeministri iu përgjigj duke thënë se presidenti shfaqet në ekranet televizive si i dehur dhe shan si nëpër dyert e klubeve.

“Nuk rrinë me dinjitet në një vend pune ndaj rrinë rrugëve ndaj shfaqen në ekrane si të dehur dhe shajnë si nëpër dyert e klubeve ndaj hapin dhe zorrët e barkut. Imagjino çfarë ndodh nëse u lihet atyre në dorë, puna për rindërtimin. Një grup i madh familjesh u mbyt në Shkodër. U desh që të vinim ne në qeveri që të merrnin shpërblimet. Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria.

Fut në sherr dy persona dhe del ti i treti që del i pastër. Kush më thotë që e bëre ti President, por i them jo. Edhe ne e dhamë votën pasi nuk mund ta lemë vendin pa President. Edhe tek çadra, hidhte gurin dhe fshihte dorë. Ne i dhamë një president opozitës, jo lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë në të shkuarën. Çfarë borxhi i kanë shqiptarët.

Për çfarë arsye duhet të votojnë partinë e Metës”, u shpreh Rama nga Kukësi, duke shtuar se "A mund të ma thotë dot kush se Ilir Meta spo e thotë dot. Çfarë kërkon Ilir Meta nga shqiptarët që nuk rri dot një ditë rehat, dhe nuk rri dot pa nxitur sherr. Se ka një shprehje populli: Kur zihen dy vetë, fiton një i tretë. Kjo është deviza e Ilir Metës, fut në sherr dy që ti të dalësh i treti sikur vendos paqe".

Të fundit