Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qendra ‘Tumo’ në Tiranë, Rama tregon si i siguroi financimet te amerikanët: Unë e di ç’heq t’i nxjerr lekët, përkthyesja do bëjë skandal tani

Qendra ‘Tumo’ në Tiranë, Rama tregon si i siguroi

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në hapjen e qendrëssë kreativitetit teknologjik “TUMO” në Tiranë, i pari në Shqipëri.

Kjo qendër, pret pas shkolle fëmijët nga mosha 12-18 vjeç të cilët do të kenë mundësinë të ushqejnë pasionin e tyre në 8 disiplina të ndryshme si Animation, Graphic Design, Game Development, Film Making, Music, Programming, Robotics, 3D Modelling.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tregoi edhe përvojën me fondacionin shqiptaro-amerikan, për të cilët nuk kurseu batutat duke thënë se “unë e di se ç’heq për t’i nxjerr lekët”.

Tumo ka ardhur si bekim nga zoti, e mendjeve të largët. Kanë shkuar përtej dilemave dhe kanë krijuar një hapësirë që i lidh fëmijët me teknologjinë dhe synon t’ju japë instrumente për t’u zhvilluar në mënyrë fizike dhe për ta bërë atë pjesë të të imagjinuarit dhe ndërvepruarit me botën.

Ky bekim nga zoti do ishte i pamundur të kthehej në realitet që sot është gati që ti mirëpresë 1 mijë fëmijët e parë nëse nuk do ishte në mes të krijuesve fantastik të TUMO-s dhje Tiranës një urë miqësie për këtë vend, fondacioni shqiptaro-amerikan.

Nuk është fondacion që ka lekë, në fakt unë e di ç’heq me Majkëll Granofin për ti nxjerrë lekët, jo se skano lekë, por vlera më e madhe e tyre është që kanë besim te mënyra e të menduarit dhe më pas principin që nuk është gjithçka të kesh para, por mbi të gjitha idenë e duhur dhe më pas kur vjen puna te leket ti japin me një dorë e me dorën tjetër ti japësh ti lekët, kjo është histori më vete.

Por, përtej lekëve dhe dijeve të tyre, ata që sot e mbajnë ngritur këtë urë, kanë një ndjenjë të fortë të lidhur me këtë vend dhe punët që bëjnë. dhe kjo i bën punët të jenë të shkëlqyera të kopsitura, jam i bindur që tani përkthyesi/ja do bëjë ndonjë skandal dhe nuk e di si do i tingëllojë Majkëll kjo kopjoja por të jenë frymëzuese për të shkuar më tutje", tha Rama.

Të fundit