Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qëndrimi i afganëve në Shqipëri, Rama për Radio BBC: Duhet kohë për të marrë vizën për në SHBA; flet për NATO-n

Nga Sllovenia kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Radio BBC, ku ka folur sërish për çështjen e strehimit të refugjatëve afganë. Ai ka rithënë se vendimi për strehimin e tyre në Shqipëri ka qenë i natyrshëm, duke nënvizuar edhe situatat e ngjashme në të cilat janë ndodhur dhe shqiptarët në të kaluarën.
Sa i përket kohës qëndrimit të afganëve në Shqipëri, Rama tha se teorikisht është i përkohëshëm, por theksoi se viza që duhet të marrin refugjatët për të shkuar në SHBA dhe gjithë procesi kërkon kohë.
Rama i tha gazetares Nuala McGovern se vijimësia e kësaj çështjeje mbetet për t’u parë, ndërsa vuri theksin te e kaluara e regjimeve mizore totalitare. I pyetur nëse edhe shqiptarët janë në të njëjtim mendim me të sa i përket strehimit të afganëve, kryeministri deklaroi se shumica e tyre do të vepronin njësoj.
Ai u ndal sërish te qëndrimi i shteteve të NATO-s. Sipas Ramës, qënrimi i vendeve që deri pak javë më parë ishin burimi kryesor i mbështetjes për popullin e Afganistanit, nuk duhet të jetë i tillë.
Intervista e plotë e Edi Ramës për Radio BBC:
BBC: Kemi me ne kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe ai ka deklaruar se Tirana do t’u ofrojë strehë qindra afganëve, të cilët punuan me qeveritë perëndimore. Ju falemnderit shumë që erdhët. Besoj, jeni në Slloveni sot.
Mirëdita Kryeministër.
Rama: Mirëdita
BBC: Më shpjegoni pak, si erdhi mendimi që Shqipëria të presë refugjatët afganë?
Rama: Na erdhi shumë natyrshëm, pasi vetëm 30 vjet më parë ne ishim afganët në anën tjetër të bregdetit të Adriatikut, në përpjekje për të gjetur strehë në Itali dhe, më tej, në Evropë, të dëshpëruar për t’u ikur talebanëve të kuq të Tiranës. Ndërkohë, gjatë luftës së Kosovës, u hapëm dyert për t’iu dhënë strehë gjysmë milioni refugjatëve që kërkonin t’i shpëtonin spastrimit etnik nga Sllobodan Millosheviçi në Beograd.
Kësisoj, ne i njohim mirë të gjitha anët e tiranisë, qoftë kur mbetesh në duart e një regjimi mizor, ashtu edhe kur kërkon të ndërtosh një jetë të re si refugjat në vende të tjera. Ato përvoja na kanë mësuar se, në të vërtetë, nuk është rreziku që e shkakton frikën, por frika ajo që krijon rrezikun nga njerëzit që vijnë të gjejnë strehë ndërsa i shpëtojnë vdekjes.
BBC: Mendoni se shumica e shqiptarëve kanë të njëjtën ndjesi si ju, pasi kemi parë një sërë vendesh që kanë pasur vetë histori të të qenit refugjatë, të cilat u kanë mbyllur kufijtë refugjatëve afganë?
Rama: Është vërtet diçka që të copëton zemrën, pasi, faktikisht, vetëm pak javë më parë, të gjitha këto vende, si anëtare të NATO-s ishin burimi kryesor i mbështetjes për popullin e Afganistanit, ndaj sprapsja si hije përkundrejt idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë që iu dhamë përgjatë dy dekadave është pikëlluese dhe shfaqja e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, e ngritur për t’i ruajtur këto ideale, si një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve tjetërkund, të cilët dëshirojnë të jetojnë në shoqëri të lira, të drejta e demokratike, nuk është ajo çka duhet të ndodhë, nuk duhet të jetë kështu. Megjithatë…
BBC: A besoni edhe ju që është një organizatë pa shtyllë kurrizore?
Rama: Jo! Po them se si duket kjo tani, për fat të keq dhe se si, për fat të keq, kjo mund të cënojë imazhin e kësaj ane të botës sonë, që miliona, qindra miliona njerëz e shohin si fatin e tyre në të ardhmen, duke shpresuar të kenë të njëjtën gjë në vendet e tyre, ku dëshirojnë drejtësi, dëshirojnë liri. Ndërkohë, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, së pari, jam shumë, shumë krenar që shumica e shqiptarëve e ndihen njësoj dhe do të vepronin njësoj. Ndërkaq, mendoj se këto janë momente kur, parimisht, objektivat kanë më shumë rëndësi se sondazhet.
BBC: …objektivat më shumë se sondazhet… Po shoh disa fotografi këtu Kryeministër, të cilat dua t’i përshkruaj për dëgjuesit e radios. Janë njerëz që mbërrijnë nga Afganistani, të cilët po zbresin shkallët e avionit të “Qatar Airlines” dhe që në pistë i pret ambasadorja amerikane. Më pas, po organizohet një piknik. Ju po luani basketboll më duket me disa prej fëmijëve të ardhur. Është tejet mallëngjyese, po sa kohë mendoni se do rrinë njerëzit që janë evakuuar? A do të qëndrojnë ata në Shqipëri? A prisni që ata të integrohen në shoqërinë shqiptare apo kjo është një ndalesë përpara se të lëvizin diku tjetër?
Rama: Pikë së pari, na u afruan disa organizata, fondacione, një tërësi organizatash të shoqërisë civile përtej oqeanit, në ShBA, përfshi fondacionin “Yada Hakim” nga ana tjetër dhe thamë menjëherë “po”. Më tej, sigurisht, na e kërkoi qeveria amerikane dhe i thamë menjëherë “po”. Arsyetimi për gjithë këtë është se këta njerëz kanë mundësi të kualifikohen për të marrë vizë e për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka e bën qëndrimin e tyre teorikisht të përkohshëm, por, së pari, mendoj se do të duhet kohë për këtë, pasi me kaq shumë njerëz sa janë nxjerrë jashtë vendit nga avionët amerikanë e që duhet të kalojnë procesin e shqyrtimit në pjesë të ndryshme të Evropës e tjetërkund, kjo do të kërkojë kohë.
Së dyti, çfarëdo që të duhet, për gjithçka që do të duhet, ne do t’u gjendemi. Ne nuk mundemi, nuk mundemi të harrojmë historinë tonë. Nuk mund të mos respektojmë kodin tonë të nderit, që e kemi prej një kohe shumë të gjatë dhe që e bëri Shqipërinë të ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se para saj, pikërisht sepse asnjë hebre nuk u dorëzua dhe pati shqiptarë që paguan me jetë për t’i shpëtuar. Gjithashtu, besoj fort se u detyrohemi fëmijëve tanë. Fëmijët tanë duhet ta trashëgojnë të gjithë këtë e ne duhet ta nderojmë këtë trashëgimidhe ata duhet, po kështu, ta nderojnë kur t’u vijë koha.
BBC: Përmendët fondacionin “Yalda Hakim”. Dëgjuesit e mi në radio ndoshta e dinë që Yalda është një prej korrespondenteve tona me jashtë, e cila drejton emisionin “Impact ëith Yalda Hakim” në BBC Ëorld Neës. Ajo vetë është afgane dhe ka bërë shumë filantropi edhe brenda vendit të vet, por jam kureshtare për ç’ndodh tani Kryeministër. Po dëgjojmë nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, se këtu hapet një kapitull i ri angazhimime Afganistanin dhe se është mbyllur kapitulli për pjesën e luftës në Afganistan. Talebanët kanë marrë kontrollin. A u besoni premtimeve që po bëjnë talebanët se do të respektojnë të drejtat e vajzave dhe grave, siç thonë ata, brenda kufijve të ligjit islamik.
Rama: Për të mirën e njerëzve që nuk patën fatin të largoheshin dhe që përjetuan për 20 vjet diçka ndryshe nga ajo që ofrojnë talebanët, do të doja shumë që kjo të ishte e vërtetë, por, duke qenë se kam jetuar në një regjim mjaft brutal e shumë të ngjashëm, edhe pse jo islamik, por tërësisht ateist, që ndaloi Zotin në jetët tona, që hodhi në erë me dinamit më shumë se 2 000 kisha, faltore romake, manastire, xhami, unë nuk mund të gënjej veten e ta besoj. Nuk përputhet, nuk përputhet me botën tek e cila besojmë, me botën ku jetojmë dhe me botën që përfaqësojmë dhe sigurisht me botën që ëndërronin afganët të cilët na besuan, na ndoqën dhe punuan për ne. Do të doja shumë që kjo të ishte e vërtetë, po, për fat të keq, nuk mundem, thjesht nuk mundem ta besoj.
BBC: Pra keni skepticizëm, ashtu siç kemi dëgjuar shumë të shprehet në këtë studio dhe në Qendrën për Afganët dhe Azinë Qendrore në Londrën Perëndimore. Njerëz që vijnë këtu në përpjekje të dëshpëruar për të marrë informacion, për të gjetur se çfarë mundësish ka për ta. Shumica prej tyre shpresojnë që të afërmit e tyre do të vijnë nga Afganistani dhe që do jenë në gjendje të riatdhesohen këtu. Shumica mendojnë që do të ndodhë brenda javëve e muajve në vijim, por nga ajo që dëgjojmë ndërkohë, duket se do të kërkojë më shumë kohë se aq. A besoni se ata që do të duan të largohen, do të jenë në gjendje të largohen javët që vijnë, edhe pse talebanët kontrollojnë aeroportin? Kam më pak se një minutë.
Rama: Gjithçka mbetet për t’u parë, por, sërish, historia mund të na vijë në ndihmë në këto raste. Nuk ka nevojë për glob kristali. Mjaft të kthejmë kokën nga historia e regjimeve mizore totalitare e tërësisht ideologjike, që të kuptojmë se, për ta, çdokush që është i ndryshëm nga ata është tradhtar që duhet vrarë, duhet burgosur, torturuar dhe që duhet persekutuar gjithë jetën. Tani, a do të zgjedhin…
BBC: Kryeministër, po ndërhyj këtu se nuk dua t’ju ndërpres, por e kuptoj idenë tuaj, e kuptoj që ju përpiqeni t’i hidhni sytë nga historia për të kuptuar se si do të zhvillohet kjo tanimë. Edi Rama, është Kryeministri i Shqipërisë, që ka pritur krahëhapur një numër refugjatësh afganë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38