Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qëndrimi ndryshe i Xhafajt për ‘McGonigal’: Opozita ka të drejtë, duhet të bëjmë transparencë

Qëndrimi ndryshe i Xhafajt për ‘McGonigal’: Opozita ka

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka pasur një qëndrim tjetër në Kuvend lidhur me ccështjen ‘McGonigal’, e cila po diskutohej dje në një mocion me debat me kryeministrin Rama.

Xhafaj u shpreh se opozita ka të drejtë të kërkojë transparencë mbi ccështjen dhe maxhoranca ka detyrim të japë shpjegime në interes të publikut.

“Opozita dhe jo vetëm me të drejtë ka kërkuar transparencë për një çështje të tillë. Unë pavarësisht se çfarë mendoj për të dhe sidomos për një pjesë të lidershipit të saj, gjykoj se ata janë në të drejtën e tyre me këtë kërkesë. Ne si mazhorancë kemi përgjegjësinë të përballemi publikisht me këtë temë pasi e vërteta është në interes të publikut, por edhe në interesin tonë politik. Natyrisht edhe të reflektojmë se si të përmirësojmë disa gjera në etikën dhe komunikimin zyrtar, konfliktin e interesit, financimin dhe lobimin nga partitë politike”, u shpreh Xhafaj.

Të fundit