Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria bleu dronë Bayraktar, por “fshehu” vlerën e kontratës

Qeveria bleu dronë Bayraktar, por “fshehu” vlerën e

Një ditë më parë, qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë me kompaninë turke Bayraktar për blerjen e 6 dronëve ushtarakë. Firmosja u bë gjatë një ceremonia të veçantë në prani edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se blerja ishte e nvojshme, pasi nuk jetojmë në kohë të sigurta.

“Ne do nënshkruajmë për paketën e plotë. Tre dronët që do të vijnë së pari, do të jenë të armatosur dhe do të jenë të gatshëm për çdo rast, ku dhe kur dhe shpresoj të mos ndodhë kurrë, por nuk jetojmë në kohë fort të sigurta, kur pra dhe ku siguria jonë kombëtare të jenë nën kërcenim, në këtë rast do të jemi gati për luftë, por ndërkohë ato do të jenë gati dhe për një gamë të plotë aktivitetesh që do të jenë mjaft dobiprurëse për mirëqeverisjen në vend”, deklaroi kryeministri Rama

VOA shkruan se vlera e kontratës nuk është bërë e ditur nga autoritetet. Gjithashtu evidenton një intervistë të dhënë para disa kohësh nga Rama, ku kryeministri ka deklaruar se "për qëllimet që kemi dhe për shërbimin që do të na bëjnë janë absolutisht me çmim të arsyeshëm".

Autoritetet shpjeguan se kontrata përfshin dhe trajnimet e personelit shqiptar, si dhe paketën e mirëmbajtjes së dronëve, Bayraktar.

Të fundit