Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria e re, sekretari i ri tregon prapaskenat: Pati pakënaqësi mes socialistëve, si e shikoj zëvendësimin e Ballës me Gjiknurin

Qeveria e re, sekretari i ri tregon prapaskenat: Pati pakënaqësi mes

Etjen Xhafaj, i emëruar një ditë më parë në Asamblenë Kombëtare të PS sekretar për dixhitalizmin e partisë ka treguar se pas shpalljes së qeverisë së re pati pakënaqësi mes socialistëve në ndarjen e detyrave.

Duke folur në një intervistë për Report tv, Xhafaj thotë se kjo është normale, ndërsa shton se pas asamblesë së djeshme, fryma është pozitive dhe se partia është një garë mes individësh, ku të gjithë duan të rreshtohen në fushë.

Qeveria e re, sekretari i ri tregon prapaskenat: Pati pakënaqësi mes

"Në fund të ditës, partia është një garë mes individësh. Politika është sport ekipi dhe të gjithë duan të rreshtohen në fushë e të luajnë dhe ka skepticizëm dhe vjen natyrisht. Kryeministri ka gjykuar që ka nevojë për të trazuar pak ujërat dhe për të provuar njerëz të rinj. Unë jam takuar me një pjesë të kolegëve pas asamblesë së djeshme dhe fryma është pozitive. Sigurisht që ka njerëz të pakënaqur por kjo është normale. Unë besoj se është shumë e qartë se PS është sot fuqia që ka edhe demokracinë e brendshme më të mirë. Unë mund të them se ne kemi një përballje platformash. Gara është aty", tha ai.

Ndryshimi i rëndësishëm në ekipin e ri të PS ishte ai i Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, ku Damian Gjiknuri i mori vendin Taulant Ballës si numri 2 i PS, por për Etjen Xhafajn kjo nuk është një goditje për Ballën, por një sfidë e re.

"Taulant Balla ka bërë një punë shumë të mirë dhe është vlerësuar, nuk mund të flasim për një goditje, por për sfida të reja. Balla si kryetar i Grupit Socialist do të jetë pikë reference për ne deputetët e rinj", theksoi ai.

 

Të fundit