Flash News

E-TJERA

Bushati: SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

Bushati: SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj

Analisti Andi Bushati komentoi reagimin e BE-së dhe Parlamentit Europian për zgjedhejet e 11 majit. 


Duke folur në MCN, Bushati theksoi se zgjedhjet në vendin tonë u çliruan nga amerikanët, pasi sipas tij, Uashingtoni është sot shumë më i distancuar ndaj Edi Ramës se sa ishte 4 vite më parë.

“Ramën e ndëshkuan, por nuk është se promovuan opozitën”, shprehet Bushati, duke iu referuar qëndrimit të Ambasadës Amerikane.

“Ka rëndësi që të kemi për këtë raport një vështrim të vërtetë dhe të drejtë. Sepse sot kushdo që ka dëgjuar lajmet është ndeshur me dy opinione diametralisht të kundërta. Përfaqësuesit e mazhorancës thoshin që zgjedhjet u certifikuan ndërsa Berisha thoshte që farsa u vulos nga PE. Berisha thotë farsë, në fakt unë s’jam dakord, por në dokument shkruhej që zgjedhjet ishin konkurruese.

Këtu Berisha s’thotë të vërtetën. Mazhoranca thotë që zgjedhjet u çertifikuan, jo s’u certifikuan, pasi përmendej raporti i ODIHR, përdorimi i administratës dhe intimidimi i votuesve. Ishte diçka në mes, as ajo që trumbeton Berisha dhe as ajo që pretendon qeveria. Ata njerëz që duan të kuptojnë të vërtetën, është mirë të lexojnë raporti. 

Zgjedhje të mira, por që mund të përmirësohen, mblidhuni dhe bëni një reformë zgjedhore. S’ka lajm ajo që thotë PE apo BE. Qëndrimi i Amerikës është lajm. Për një arsye kryesore se ndoshta këto ishin zgjedhjet e para pa mbikëqyrje amerikane. Zgjedhjet shqiptare u çliruan nga amerikanët, ky është lajmi. Amerikanët janë shumë më të distancuar ndaj Ramës se sa ishin 4 vite më pare.

Nuk zgjodhën ta përmendin Ramës siç ka ndodhur më pare, por nga ana tjetër uruan popullin shqiptar për zgjedhjen. Ramën e ndëshkuan, por nuk është se promovuan opozitën. Pavarësisht se e shmangën Ramën s’ia hodhën poshtë zgjedhjet, ishte një distancim për të mos mbajtur qëndrim”, tha Andi Bushati. 

Të fundit