Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria “hap thesin” në prag të zgjedhjeve: Rritje pagash për punonjësit mbështetës të administratës publike

Qeveria “hap thesin” në prag të zgjedhjeve: Rritje pagash

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, qeveria ka nisur fushatën për shpërndarjen e bonuesve për punonjësit e admnistratës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj njoftoi vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave për ata punonjës mbështetës të administratës duke filluar nga data 1 prill. Ibrahimaj tha se zbatimi i vendimit do të ndahet në dy faza. Faza e parë përkon me rritjen e pagave këtë vit, ndërsa faza e dytë pasohet një rritje tjetër për vitin 2024.

Ministrja tha se do të vijojnë përpjekjet për të ulur borxhin dhe deficitin për t'i dhënë ekonomisë qëndrueshmëri.

Ibrahimaj: Në kuadër të reformës së pagave miratuam një prjektligj të rëndësishëm. Projektligji është anoncuar kohë më parë. Ky projektligj i hap rrugën disa kompetencave të qeverisë për të ëprcaktuar disa kategori pagash që do të marrin disa boniuse specialoe. Në kuadër të rritje seë pagave të administratës publike, ne kemi vendosur që disa opozicione duhet të jenë konkurruese, si sektori i IT apo sektori i sulmeve kibernetike.

Në zbatim të vendimit të marrë më parë, nga 1 prilli do të rriten edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike. Kjo rritje do të jetë e ndarë në 2 faza. Pra rriten me pagat e vitit 2023 ndërsa do të ketë rritje edhe në vitin 2024. Kostoja vjetore për vitin 2025 është në nivelin 38 miliard lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe deficitin duke ofruar qëndrueshmëri. Për 2023 kishim parashikuar politikë të rritjes së pagave dhe kishte vlerë 2.4 miliard lekë që prekte arsimin, shëndetësinë dhe IT. Rritja e pagave vjen edhe si pasojë e krizës inflacioniste, pra janë disa zëra të parashikuara në buxhet që akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit.

Të fundit