Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria heq naftën pa taksë për fermerët, kompenson vetëm 10% të faturimit

Qeveria heq naftën pa taksë për fermerët, kompenson

Qeveria ka hequr furnizimin e fermerëve me naftë pa taksa nga skema për mbështetjen e tyre, masë që aplikohej për uljen e kostove në prodhim. Vendimi vjen në një kohë që çmimet po rriten, sidomos nafta, duke rritur presionin mbi prodhuesit.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha se kjo masë do të kompensohet përmes paketës së re mbështetëse, duke përfshirë vetëm 10% kompensim të TVSH-së për faturimin e produkteve.

“Skema e naftës është skemë mbështetëse, ne japim pagesë të drejtpërdrejtë. Skema që paraqitëm sot është skemë gjithëpërfshirëse, fermeri bëhet pjesë e të gjithë masave, dhe ajo që është më e rëndësishmja 10% i faturimit që do marrë në biznesin që do të çojë produktin. Kjo është ajo që u kemi ofruar fermerëve, nuk është vetëm një masë e caktuar e cila është thënë sot, hiqet masa e naftës. Nuk është vetëm masë nafte, është mbështetje për fermerin, këto masa që kemi vendosur është gjithëpërfshirëse dhe çdo fermer është pjesë e kësaj pakete”, tha Salla.

Të fundit