Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria hoqi subvencionin e naftës për bujqësinë, Rama justifikohet: Masë për të ndalur keqpërdorimet

Qeveria hoqi subvencionin e naftës për bujqësinë, Rama

Kryeministri Edi Rama ka justifikuar heqjen e skemës së subvencionimit të naftës për bujqësinë duke thënë se ajo është përdorur në mënyrë abuzive dhe nuk ka shkuar gjithmonë te fermerët realë.

Ai theksoi se ndryshimi është bërë për të shmangur keqpërdorimet dhe për të orientuar mbështetjen drejt prodhuesve të vërtetë.

"Për sa i përket pjesës tjetër, nafta ka qenë sfidë më vete për bujqësinë, kemi provuar ta kthejmë në disa anë dhe në fund kemi dalë në rezultat të thjeshtë. Rezultati i thjeshtë është ky, ne jemi më shumë për të shpenzuar për bujqësinë, por nuk kemi aq shumë sa të shpenzojmë pa problem.

Rimbursimi i TVSH-së me 10%, që do të thotë, kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese dhe bazat prodhuese nuk e kanë këtë lloj proporcioni. Nuk kanë 60 mijë aktorë. Në këtë sens, ne nuk kemi hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë edhe për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë, kjo është e vërteta", tha Rama.

Të fundit