Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qeveria i shton shqiptarëve 840 milionë euro borxhe në buxhetin 2022

Shqiptarët do të duhet të paguajnë 27.2% të të gjithë prodhimit të brendshëm bruto të vendit për të paguar kostot e përgjithshme të qeverisjes, shifra më e lartë e shënuar në këtë kategori shpenzimesh që nga viti 1999, ndërsa një pjesë jo e vogël e kësaj kostoje shtesë lidhet me keqmenaxhimin e vendit dhe punësimet e dyshuara elektorale të ndërmarrjeve publike dhe njësive të pushtetit vendor.
Por problemi më i madh i vendit duket se është një zgjerim me shpejtësi i shpenzimeve për sigurime shëndetësore, e cila nga ana e tyre, reflektojnë rritjen e kostove të koncesioneve të shëndetësisë.
Shqipëria ka ndjekur përgjatë dy dekadave një politikë uljesh graduale të shpenzimeve operative të qeverisë si përqindje e PBB-së në favor të rritjes së investimeve apo uljes së borxhit publik, për shkak se investimet konsiderohen shumë të pakta në krahasim me nevojat e vendit për përmirësime infrastrukturore ndërsa borxhi publik konsiderohet shumë i lartë.
Të dhënat historike të Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet operative të qeverisë ishin 29.6% e PBB-së në vitin 1999 dhe u ulën në 23.2% në vitin 2008. Shpenzimet operative shënuan një rritje jo shumë të madhe gjatë viteve që pasuan ndërsa ishin në kuotën 24.3% në vitin 2018.
Një përqind e PBB-së është e barabartë me 155 milionë euro.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama dërgoi në Kuvendin e Shqipërisë për miratim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Buxheti i shtetit pritet të ketë shpenzime totale prej 638 miliardë lekësh dhe të ardhura prej 537 miliardë lekësh.
Deficiti buxhetor parashikohet 101 miliardë lekë ose 840 milionë euro. Shqiptarët parashikohet të paguajnë 53 miliardë lekë më shumë taksa e tatime në arkën e shtetit.
Fondi i shpenzimeve operative do të rritet me 38 miliardë lekë ndërsa investimet kapitale do të ulen me 13 miliardë lekë. Fondi i investimeve publike parashikohet të jetë 120 miliardë lekë, një shifër e pazakontë kjo për shkak të rindërtimit nga tërmeti. Por nga ky fond investimesh publike, vetëm 18 miliardë do të financohen nga të ardhurat nga taksat ndërsa e gjithë pjesa tjetër prej afro 101 miliardë lekësh ose 840 milionë eurosh do të financohen me borxh publik.
Pagat elektorale dhe interesa në rritje
Fondi i pagave të qeverisë pësoi një rritje dramatike prej 14 miliardë lekësh në vitin 2021, ose 20% më shumë se sa në vitin 2020, dukshëm për shkak të shtimit të numrit të punonjësve para zgjedhjeve të 25 prillit. Fondi i pagave pritet të mos rritet në vitin 2022, por sërish, rritja e vitit 2021 mjafton për katër apo pesë vite rritje normale.
Sipas Institutit të Statistikave, administrata publike qendrore dhe vendore, si dhe ndërmarrjet e sektorit publik, kanë shtuar sëbashku 12 mijë të punësuar gjatë këtij viti. Kjo qartazi ka ndikuar në rritjen e fondit të pagave me 14 miliardë lekë ose gati 117 milionë euro për këtë vit.
Nga ana tjetër, rritja e borxhit publik, pavarësisht se interesat e borxhit kanë qenë të ulëta gjatë viteve të fundit për shkak të krizës, ka filluar të japë efekte në totalin e interesave të paguara për shërbimin e këtij borxhi. Për vitin 2021, shpenzimet për interesa u rritën në 44 miliardë lekë (365 milionë euro), ose 9.4 miliardë lekë më shumë.
Në vitin 2022, shpenzimet për interesa pritet të rriten me 7 miliardë lekë të tjera duke arritur në 51 miliardë lekë. Me pak fjalë, përgjatë dy viteve të fundit, barra e interesave të borxhit publik është shtuar me 16.4 miliardë lekë. BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38