Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria jep garanci sovrane për mallrat e shportës, Rama: Çfarë mbetet, e merr shteti

Qeveria jep garanci sovrane për mallrat e shportës, Rama:

Qeveria do të ofrojë garanci sovrane për të gjitha bizneset që importojnë apo eksportojnë mallra të shportës. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në takim me eksportuesit, importuesit dhe furnizuesit e mallrave të shportës, se qëllimi i garancisë sovrane është të garantohen rezerva ekstra.

Kryeministri tha se çdo gjë që do t’iu mbetet furnizuesve do të merret nga shteti, në mënyrë që të mos dalin me humbje. Rama tha se rezerva ekstra do të jetë rezeverë shtetërore.

“80% e uresë prodhohet në Ukrainë për Evropën. Kështu janë edhe hallkat e tjera të ndërlidhura. Ndërkohë ne e mirëkuptojmë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim por edhe të pasigurisë së përgjithshme se sa do zgjasë kjo situatë. Ça ndodh nëse kjo situatë lehtësohet më parë, prandaj kemi vendosur garancinë sovrane për ju që ju mund ta merrni e ta përdorni për të marrë edhe më shumë furnizim se zakonisht për të pasur për një afat më të gjatë. Çdo gjë që do mbetet do e marrë shteti, nuk është se do u mbetet pa shitur e kështu do humbisni paratë tuaja. Kjo garanci është për këtë qëllim që të gjithë ata që janë të përfshirë në zinxhirin e ushqimit me lëndë bazë të kenë mundësinë të shpenzojnë më shumë se zakonisht. Për të pasur rezervë ekstra. Kjo rezervë ekstra është rezervë shtetërore. Çdo gjë që do mbetet do e marrë shteti. S’do humbisni asnjë qindarkë”, tha Rama.

Të fundit