Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria merr vendimin, 'Financat': 560 milionë lekë për naftëtarët e Ballshit; Rama tjetër takim me 'ish-grevistët'

Qeveria merr vendimin, 'Financat': 560 milionë lekë për
Foto Ilustruese/ Greva e naftëtarëve

Qeveria ka marrë vendimin të jap 560 milionë lekë si mbështetje financiare për naftëtarët e Ballshit. “Lëvizja” e qeverisë vjen pak ditë pas përmbylljes së grevës së urisë nga naftëtarët dhe ulja në diskutime.

Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave tha se 560 milionë lekësh nga buxheti i vitit 2021 do iu shpërndahet naftëtarëve si pagë, për shkak se kompania nuk i paguan prej kohësh.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme kryeministri Rama pritet të kryej një tjetër takim me naftëtarët, pas vendimit të tyre për të pranuar ofertën e qeverisë për një pagë të ndërmjetme.

Të fundit