Flash News

Ditari i Maxhorancës

Miratohet autonomia spitalore/ 'Shkrihen' zyrat e gjendjes civile, dokumentet shtesë i siguron administrata

Miratohet autonomia spitalore/ 'Shkrihen' zyrat e gjendjes civile,

Kabineti i ministrave ka firmosur sot vendimet e reja duke filluar nga autonomia e spitaleve e deri te digjitalizimi i shërbimeve të gjendjes civile.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Shërbimit Social, Ogerta Manastirliu, njoftoi miratimin e projektligjit spitalor që synon t’i japë autonomi financiare dhe menaxheriale spitaleve. Në bazë të vendimit të miratuar, organizohet edhe puna për shërbime të dedikuara në spitalet rajonale.

Autonomia spitalore do të përfitohet nga karta e performancës për të cilën duhet të përmbushen disa kritere të caktuara nga Këshilli i Ministrave.

"Miratohet projektligji për shërbimin spitalor, ku synohet të kalojmë në një nivel të ri transformimi të shërbimit spitalor. Ishte koha që ky projektligj të vinte, do kalojë për diskutime në komisionet parlamentare dhe do të sjellë një model të ri të shërbimit spitalor, atë të autonomisë spitalore. Autonomia spitalore vjen përmes kartës së performancës që plotësohet sipas kritereve që do vendosen nga këshilli i ministrave nga spitalet që kanë aftësi për ta përfituar kartën e performancës dhe të autonomisë spitalore. I hap rrugën autonomisë menaxheriale dhe financiare të spitaleve. Qëllimi është përmirësimi i shërbimeve të kujdesit spitalor. Do të çojë në një eficienë më të mirë të fondeve, duke angazhuar të gjitha fondet dhe struktura të tjera dhe të gjithë strukturat e spitaleve në vend. Do kemi një planifikim spitalor kombëtar nëpërmjet një komiteti ekspertësh që do e hartojnë. Do kemi organizim duke filluar nga spitalet ditore, në ato bashkiakë, rajonalë, qendrat rajonale të spitaleve, do kemi spitale me shërbime të dedikuara me bazë rajoni. Do krijojmë polet rajonale të shërbimit spitalor në vend. Do jetë pikë kthese aplikimi i autonomisë spitalore, do fillojë me Spitalin Memorial në Fier. Vlerësojmë se do të fillojë brenda këtij viti", tha Manastirliu.

Nga 390 zyra të shërbimit te gjendjes civile, prej 1 Majit, do të jenë vetëm 150 të tilla në të gjithë Shqipërinë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se 8 shërbime që ofron gjendja civile duke filluar nga data 1 maj, do të ofrohen vetëm online.

“Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile nga 390 zyra të shërbimit të gjendjes civile do të ketë vetëm, 150 zyra të tilla. Kjo si pasojë revolucionit digjital për dhënien e shërbimeve publike. Të gjitha shërbimet që ofroheshin edhe online deri më sot, do të jenë prej 1 majit  vetëm online. Do të ketë vetëm 150 sportele në të gjithë Shqipërinë, për të marrë vetëm ato shërbime nga gjendja civile por të cilat duhet që detyrimisht të paraqitet shtetasi shqiptar. Ndërs për të tjerat janë plot 8 shërbime që ofron gjendja civile do të jepen online. Do të jetë përfundimisht i shkëputur kontakti i qytetarit me sportelet fizike”, deklaroi Çuçi.

Ministri shtoi se tashmë të gjitha dokumentet plotësuese shtesë që i duhen administratës nga një qytetar, nuk do të sigurohen nga ky i fundit, por nga vetë administrata.

“Të gjitha institucionet e administratës publike janë të detyruara t’i sigurojnë vetë çdo dokument që duhet nga shërbimi i gjendjes civile. Një dokument plotësues nuk do të sigurohet më nga qytetari, por do të ketë punonjësi i administratës publike që do ta sigurojë vetë”, tha Çuçi.

Të fundit