Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria miraton projekligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor

Qeveria miraton projekligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor

Qeveria ka miratuar projektligjin pritet do t’i çelë dritën jeshile kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se vendimi u mor edhe pas konsultimit me qytetarët, ku 61% e tyre u shprehën pro lejimit të kultivimit të kanabisit mjekësor.

Po ashtu, Manastirliu bëri me dije se ministritë që kanë propozuar projektligjin kanë nisur nga puna për inicimin e procesit dhe përcaktimin e rregullave për menaxhimin e duhur të kësaj veprimtarie industriale.

“Qeveria ka miratuar projektligjin për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nën produkteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve ju përgjigjën pozitivisht kësaj pyetje për inicimin e kësaj nisme ka filluar puna nga disa ministri.

Ky projektligj që është propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Brendshme përcakton të gjithë kuadrin rregullator të mënyrës si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit vetëm për qëllime mjekësore”, tha Manastirliu.

Të fundit