Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbrojtja e fëmijëve apo frikë nga fushata?! Qeveria miraton vendimin për mbylljen e TikTok për një vit

Mbrojtja e fëmijëve apo frikë nga fushata?! Qeveria miraton

Ministrja e Asimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë (6 mars) është miratuar vendimi për mbylljen për një vit të platformës TikTok.

Ministrja tha se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital.

 “Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok.

Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.”, tha Manastirliu.

Vendimi për mbylljen e Tik Tok vjen disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka shkruar më herët në FB, se kjo është lëvizja e fundit e Ramës është një akt i pastër elektoral, pasi dështoi tentativa për të kontrolluar platformën.

Demokratja shkruate se Rama i trembet interkativitetit të Tik Tok në prag të zgjedhjeve, duke ia adresuar platformës dështimin në arsim.

Kurse vrasja e Martin Canit ngjalli reagimin e të gjithë qytetarëve dhe opinionit publik të cilët njëzëri kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Por, ministrja për të shpëtuar karrigen e saj, ia adresoi fajin për ngjarjen e rëndë Tik Tok-ut.

Megjithatë, thirrja e prindërve të një 14-vjeçari të vrarë pranë shkollës, dhe qindra prindërve të tjerë, erdhi e shurdhër tek Rama, i cili shprehu mbështetje për Manastirliu në atë që kryeministri e quajti “transformim të arsimit” .

Ky vendimi i qeverisë ngre në pikpyetje faktin nëse kjo është një hap i ndërmarrë për sigurinë e fëmijëve apo për shakak të frikës së fushatës që mund të zhvillohet në këtë applikacion.

Të fundit