Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria planifikon më shumë gjoba për biznesin e madh, Rama: Mos sillen kundër ligjit

Qeveria planifikon më shumë gjoba për biznesin e madh, Rama: Mos

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pas rritjes së çmimit të energjisë, qeveria do të rrisë edhe gjobat për biznesin e madh.

Nga një takim me fermerët e Shupenzës në Bulqizë, Rama tha se taksat do të jenë të paprekshme për biznesin e vogël dhe nuk do të ketë as gjoba për ta. Kryeministri deklaroi se penalitetet do t’i faturohen vetëm biznesit të madh, që sillet në mënyrë të kundërligjshme.

“Është e vërtetë, ne do ti rrisim në mënyrë të ndjeshme gjobat, por jo për biznesin e vogël. Biznesin e vogël ne e mbrojmë me çmimin e energjisë, nuk i marrim taksa. Thjesht i themi punëso paguaj sigurimet dhe kaq. Ne nuk do ti rrisim asnjë gjobë, por ama biznesit të madh po. Mos u sill në mënyrë të kundërligjshme që të mos marrësh gjobë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama konfirmoi edhe rritjen e çmimit të energjisë jo me 42 lekë, por me 44 lekë kilovati. Ai u shpreh se kjo do të zbusë efektin e rritjes së çmimeve mbi konsumatorët.

“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti. Çmimi rritet, nuk ulet. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 nga 42 lekë, prapë është rritur i miksuar. Megjithatë ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë të bindur që kjo është gjëja e duhur, qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël. Sepse kështu ne mbajmë inflacionin ulur pavarësisht se çmimet janë rritur dhe këtë gjë ne nuk e ndalojmë, por mund ta zbusim. Po të shikoni çmimet në rajon të produkteve kryesore janë dyfishi i rritjes së produkteve tona është në radhë të parë energjia, se po t’ia kishim rritur faturën dyqaneve ata do ta kalojnë barrën nga ju që blini produkte bazë”, theksoi Rama.

Të fundit