Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria shkarkon dy zëvendësministra

Qeveria shkarkon dy zëvendësministra

Qeveria ka shkarkuar nga detyra Ardi Veliun, i cili prej disa muajsh mbante postin e zëvendësministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës. Më herët, ai ka qenë drejtor i Policisë së Shtetit.

Lajmin e bëri me dije numri dy i qeverisë, Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Një tjetër shkarkim ishte ai i Dallandyshe Bicit. Kjo e fundit mbante postin e zëvendësministres së Mbrojtjes prej majit të vitit 2021.

Balluku nuk dha detaje mbi arsyet e largimit të dy zëvendësministrave nga detyra. Ajo tha se do të marrin detyra të tjera në vijim, por kjo mbetet për t'u parë.

“Lirimi nga detyra i zv ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”, tha Balluku.

 

Të fundit