Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria shpall “emergjencën energjetike”, Rama prezanton sot planin e masave

Qeveria shpall “emergjencën energjetike”, Rama prezanton sot

Dje, qeveria shqiptare vendosi të shpallë emergjencën në furnizimin me energji elektrike. Sipas kryeministrit Rama, një vendim i tillë diktohet nga e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, Rama sot ka paralajmëruar se do të prezantojë planin e masave për përballin e situatës, ndërkohë që me vendimin e djeshëm ka urdhëruar pezullimin e investimeve në të tre kompanitë e sektorit energjetik.

“SOT ORA 15.00

Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjetike”, shkruan Rama në Facebook. 

Rama tha se do të lançojë paketën e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimeve. 

 Rama la të kuptohej një zgjidhje që nuk do kalonte përmes prekjes së çmimit për qytetarët: “Nëse zgjidhja do të ishte, po rrisim çmimin, atëherë nuk do të kishim bërë atë që do të bënte çdo qytetar për veten e tij”.

Megjithatë ai paralajmëroi se kjo situatë nuk do të mund të kalojë pa kosto: “Eshtë shumë e rëndësishme që ne të bëjmë gjithçka , por i them çdo qytetari se hesapet janë hesape, dhe kjo është shtëpi e përbashkët dhe si në çdo shtëpi të vogël dhe shtëpia jonë e madhe ka mundësitë e veta jo të pakufizuara dhe ka përgjegjësinë e përbashkët për ta mbajtur atë në këmbë”.

Vendimi i djeshëm i qeverisë parashikon ngritjen e një grupi institucional për administrimin e emergjencës, si dhe urdhrin që tre kompanitë e sektorit energjetik të pezullojnë investimet, ndërkohë që ministria e Financave duhet të sigurojë mekanizmat financiar për përballimin e importit të energjisë.

 

Të fundit