Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti bllokohet deri në orën 18.00

Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti

Data 25 maj është caktuar ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ministri i Brendsgëm Bledi Çuçi tha se pushimi do të bëhet në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League.

“Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha ai.

Akset hyrëse në Tiranë do të deri në 18:00 pasdite. “Kushdo që do t’i bashkohet festës mund të vijë në Tiranë pas kësaj ore. Kështu do garantojmë që fluksi të menaxhohet në mënyrë shembullore”, shtoi ministri.

 

Të fundit